Aktualitet

I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 54-vjeçari në Maliq, ishte pjesë e një grupi kriminal për shitje droge

Sipas policisë, 54-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në qarkun e Korçës.

6 Dhjetor 2024, 10:49 Nga ZH.LL
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 54-vjeçari në Maliq, ishte
policia

KORÇË- Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Pojan, Maliq. Personi i arrestuar është identifikuar si Aleks Kreshpanji, i dënuar me 7 vite burg, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Sipas policisë, 54-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në qarkun e Korçës.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u kap në fshatin Pojan, Maliq, dhe u vu në pranga shtetasin Aleks Kreshpanji, 54 vjeç. 

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 27.11.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce arrestim

Sondazh

Poll