Aktualitet

Braktisi automjetin në aksin "Tuneli-Morinë" teksa transportonte ilegalisht 18 sirianë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Policia bën me dije se i riu me iniciale F. L., në mars të vitit 2023 u konstatua teksa transportonte emigrantë të paligjshëm.

6 Dhjetor 2024, 11:26 Nga ZH.LL
Braktisi automjetin në aksin "Tuneli-Morinë" teksa
policia

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim 2 vite më parë nga autoritetet.

Policia bën me dije se i riu me iniciale F. L., në mars të vitit 2023 u konstatua teksa transportonte emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se në mars të 2023, 21-vjeçari kishte braktisur automjetin me të cilin po transportonte ilegalisht 18 sirianë, në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe i shkëmbimit të tyre me strukturat e Policisë së Kukësit, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve e DVP Shkodër, lokalizoi në Shkodër, kapi dhe vuri në pranga shtetasin F. L., 21 vjeç.

21-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Kukësit, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, u shpall në kërkim në muajin mars të vitit 2023, në kuadër të operacionit “Kalimashi”, sepse braktisi automjetin me të cilin u konstatua duke transportuar në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

shkoder transport emigrantesh

Sondazh

Poll