Aktualitet

Shiste doza kokaine në qytet, arrestohet 46-vjeçari në Fier! Iu gjet lëndë narkotike në makinë

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

6 Dhjetor 2024, 12:24 Nga ZH.LL
Shiste doza kokaine në qytet, arrestohet 46-vjeçari në Fier! Iu
droga

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili shiste doza kokaine në qytet. Në kuadër të operacionit "Street", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, policia ka vënë në pranga personin me iniciale A. F. 

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Sipas policisë, dyshohet se 46-vjeçari, posedonte lëndën narkotike me qëllim shitjen në doza.

Njoftimi:

Policia e Fierit ka arrestuar një 46-vjeçar që shiste doza kokaine në qytet.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Streets”, është arrestuar shtetasi A. F., 46 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

fier arrestohet

Sondazh

Poll