Aktualitet

Kërcënuan një 36-vjeçar t'u jepte 20 mijë euro për të mos i publikuar foto dhe video intime, arrestohen 3 persona në Tiranë

Në kuadër të operacionit "Shtrëngimi", policia e kryeqytetit identifikoi dhe arrestoi tre persona të moshave 29, 26 dhe 23-vjeç. 

6 Dhjetor 2024, 12:47 Nga ZH.LL
Kërcënuan një 36-vjeçar t'u jepte 20 mijë euro
policia

TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kërcënuan dhe kanosën një person. Sipas njoftimi të policisë, 3 të arrestuarit i kërkuan një 36-vjeçari që t'iu jepte 20 mijë euro për të mos i publikuar materiale filmike me përmbajtje intime.

Në kuadër të operacionit "Shtrëngimi", policia e kryeqytetit identifikoi dhe arrestoi tre persona të moshave 29, 26 dhe 23-vjeç. 

Ndaj tyre rëndon vepra prenale "“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Shtrëngimi”.

Kanosën një 36-vjeçar, që t’iu jepte 20 000 euro, për të mos i publikuar materiale filmike intime, identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas.

Në kuadër të operacionit “Shtrëngimi” u ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve A. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 26 vjeçe, si dhe më datë 24.10.2024, u arrestua në flagrancë, duke i marrë paratë 36-vjeçarit, shtetasi S. S., 23 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit e kanë kanosur 36-vjeçarin, që t’iu jepte 20 000 euro, në mënyrë që ata të mos i publikonin fotografi dhe video me përmbajtje intime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

tirane policia

Sondazh

Poll