Politike

VIDEO/ Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Agjentët e BKH, me urdhër të prokurorit Ols Dado, bëhet me dije se kanë sekuestruar telefonin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxës.

6 Dhjetor 2024, 11:27 Nga r.ll
VIDEO/ Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në
pamjet

TIRANË- Janë publikur pamjet e siguruara nga Dosja.al, nga momenti kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

Burime bëjnë me dije se agjentet e BKH-së kanë shkuar në banesën e Veliajt në zonën e quajtur 'Kodra e Diellit' në orët e para të mëngjesit për kontroll. Por fillimisht nuk janë lejuar nga familjarë të tij për të bërë kontrollin, pasi vetë Veliaj ndodhet jashtë vendit. Vetëm pas një ore, agjentët e BKH-së kanë mundur të hyjnë në banesën e Veliajt për kontroll. 

Agjentët e BKH, me urdhër të prokurorit Ols Dado, bëhet me dije se kanë sekuestruar telefonin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxës.

Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". Në ngarkim të dosjes "5D" ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.

erion veliaj bkh spak

Sondazh

Poll