Politike

Mesazh për SPAK apo për Ramën? Veliaj nga Hamburgu poston videon e tigrit pas kontrolleve të BKH në banesën e tij

Ndonëse fizikisht jo këtu, Veliaj duket se me mendje është në Tiranë.

6 Dhjetor 2024, 11:02 Nga r.ll
Mesazh për SPAK apo për Ramën? Veliaj nga Hamburgu poston videon
velia, rama

TIRANË- Pak më herët u raportua se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po kryejnë kontrolle në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. Ky i fundit vetë ndodhet në Hamburg të Gjermanisë për një vizitë dyditore. 

Ndonëse fizikisht jo këtu, Veliaj duket se me mendje është në Tiranë. Rreth një orë më herët, pas raportimeve për kontrollet e BKH-së në banesën e tij, kryebashkiaku ka ndarë në Facebook, një video të një tigri të Kopshti Zoologjik i Tiranës me mbishkrimin: "MIRËMËNGJES Nga Kopshti Zoologjik i Tiranës."

Mesazh për SPAK apo për Ramën? Veliaj nga Hamburgu poston videon
postimi i erion veliaj

Mbetet e paqartë nëse kjo video dhe kjo kafshë e Kopshtit Zoologjik, nënkuptonte një mesazh për kryeministrin Edi Rama apo Prokurorinë e Posaçme. Kjo e fundit, pak kohë më parë ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij. 

erion veliaj edi rama spak

Sondazh

Poll