6 Dhjetor 2024, 09:24
Nga r.ll
foto ilustruese
FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një shoqëri ndërtimi dhe administratorin e saj, Ardian Kumanakun, pasi nuk kanë paguar detyrimet tatimore me vlerë 9 milionë lekë.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se Kumanaku jo vetëm që nuk ka marrë masat e duhuara për shlyerjen e detyrimeve, po ka tërhequr para cash nga llogaria bankare e shoqërisë menjëherë sapo shumat derdheshin në llogari. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale“Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq shoqërinë ‘E….’ shpk dhe administratorin e saj, shtetasin A.K., për veprën penale ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’, parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal.
Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.176 datë 14.02.2020, u provua se shoqëria “E….” Sh.p.k., ushtron veprimtarinë e saj tregtare me objekt të veprimtarisë ndër të tjera “Projektimi dhe zbatime të ndërtimit të banesave shumekatëshe, veprave rrugore dhe infrastukturore, ndertime civile e industriale, etj”. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë ndaj shoqërisë kanë lindur detyrime tatimore të cilat nuk janë paguar me një vlerë totale prej 8,884,799 lekësh.
Hetimet provuan se megjithëse ndaj këtij subjekti ishte evidentuar një detyrim tatimor, ishin marrë masat administrative në funksion të mbledhjes së detyrimit, nga ana e administratorit të shoqërisë nuk u shlye. Nga ana e prokurorisë u dokumentua fakti se, subjekti ka qënë në kushtet e aftësisë paguese pasi, në llogarinë e subjektit janë transferuar, derdhur, terhequr cash, shuma të konsiderueshme monetare, gjatë kohës që detyrimi ka ekzistuar. Po kështu, u dokumentua fakti se gjatë kësaj periudhe, administratori i shoqërisë, jo vetëm që nuk ka marrë masat e duhuara për shlyerjen e detyrimeve, por, se nga ana e tij janë kryer veprime aktive duke tërhequr cash nga llogaria bankare e shoqërisë vlera monetare, menjëherë sapo shumat derdheshin në llogari.
Në përfundim të hetimeve mbështetur në ligjin nr.9754, datë 14.6.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”, si dhe nenit 181 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.176 vitit 2020, në ngarkim të pandehurve shoqëria “E…” Sh.p.k., dhe administratorin e saj shtetasin A.K. me akuzën për kryerjen e veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me taksat dhe tatimet dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore që subjektet kanë ndaj shtetit.
prokuoria e fierit ardian kumanaku
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 08:54
ZH.LL
policia e shtetit
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë publike të gjitha operacionet, arrestimet, sekuestrimet dhe masat e ndry...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 07:38
r.ll
viktima dhe autori
GREQI- Janë në zhvillimin e sipër, hetimet e policisë greke për vrasjen brutale të shqiptares Al...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 07:35
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- “Është sekret publik që veriu i Kosovës ka pasur shumë armatim. Ka qenë depo e armati...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 07:28
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Rreth 1.1 miliardë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht në nëntë muajt e parë të...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 07:24
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Enti Rregullator i Ujit ka vendosur rritjen e çmimit të ujit pas kërkesës së dy sho...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 22:54
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për personazhet kryesorë të bandës së Suel Çelës, nga bizn...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 21:42
ZH.LL
Lala-Zhabina
TIRANË- Roli i shqiptarëve në trafikun e drogës në portet europiane po bëhet gjithnjë e më i rënd...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 21:28
ZH.LL
Klodiana Lala
TIRANË- Europol ka arritur të çmontojë platformën "Matrix", e projektuar nga kriminelët për t’u p&...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 21:07
E. D
Kastriot Cenko
GREQI- Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja makabër në familjen shqiptare në Greqi. Mediat greke bëjn&eum...