Sport

Skandal i Théo Hernandezit, francezi sulmon dy vajza në një klub nate në Milano!

Théo Hernandez, mbrojtësi i krahut të Francës dhe Milanit, e gjen veten në shënjestër të akuzave të rënda në Itali...

6 Dhjetor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Skandal i Théo Hernandezit, francezi sulmon dy vajza në një

ITALI - Mbrojtësi i majtë i skuadrës së Francës dhe Milanit, Theo Hernández, gjendet në qendër të një skandali në Itali. Ai akuzohet për sulm ndaj dy femrave në një klub privat në Milano.

Afera u zbulua nga Fabrizio Corona, një ish-paparac dhe autor kontrovers, përmes kanalit të tij në YouTube. Ky i fundit ka publikuar video, ku shihet futbollisti duke sulmuar dy vajza të reja, njëra e ulur pranë tij dhe tjetra e shtyrë pas një tavoline.

Pamjet nuk u janë dorëzuar autoriteteve…

Edhe pse këto pamje ishin në posedim të disa dëshmitarëve, përfshirë pronarin e klubit, ato nuk u ishin dorëzuar autoriteteve. Një dokument mes avokatit të Hernandez dhe pronarit të klubit zbuloi se ky i fundit dyshohet se kishte kërkuar 65 mijë euro për të mbuluar dëmet, plus 30 mijë euro për të hequr videot.

Pavarësisht kërkesës për të hequr pamjet, Corona vendosi të raportojë incidentin në polici, duke besuar se çështja duhet të sillet në vëmendjen e publikut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FALSISSIMO (@falsissimo.it)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll