Sport

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, pjesë e shortit të Botërorit të Klubeve! - VIDEO

Paraqitja e Trump ka mahnitur fansat në rrjetet sociale. Një përdorues X shkroi: “Nuk ka mundësi që Donald Trump të mbajë një fjalim në shortin e Kupës së Botës për Klube???”.

6 Dhjetor 2024, 00:44 Nga DOSJA
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, pjesë e shortit

SHBA - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së nisi ceremoninë e Kupës së Botës për Klube të enjten teksa u dha një video mesazh fansave përpara garës së ridizajnuar të vitit të ardhshëm.

“Emri i tij është Gianni. Ai është Presidenti dhe unë jam Presidenti,” deklaroi Trump, përpara se të fliste për turneun. 78-vjeçari tha gjithashtu se shpreson të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, me Miamin që do të jetë mikpritës i ndeshjes së parë të kompeticionit.

Paraqitja e Trump ka mahnitur fansat në rrjetet sociale. Një përdorues X shkroi: “Nuk ka mundësi që Donald Trump të mbajë një fjalim në shortin e Kupës së Botës për Klube???”. Një postim i dytë në X: “Donald Trump duke mbajtur një fjalim në shortin e Kupës së Botës për Klube, duhet ta kishim parashikuar këtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll