Sport

Pse Barça, Liverpool dhe Arsenali nuk do luajnë në Kupën e Botës për Klube 2025?

I organizuar në Shtetet e Bashkuara nga 15 qershori deri më 13 korrik, Kupa e Botës për Klube 2025 do të zhvillohet pa disa emra të mëdhenj evropianë si FC Barcelona, Liverpool dhe Arsenal. Ja pse…

6 Dhjetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Pse Barça, Liverpool dhe Arsenali nuk do luajnë në Kupën e

SHBA - UEFA do të jetë konfederata e përfaqësuar më së miri në këtë format të ri XXL të Kupës së Botës për Klube, që do të organizohet verën e ardhshme (qershor-korrik) në Shtetet e Bashkuara.

Dymbëdhjetë skuadra do të përfaqësojnë zonën e Evropës në tokën amerikane me Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, PSG, Atlético Madrid, Juventus Torino, Chelsea, Dortmund, Inter, Porto, Benfica dhe Salzburg.

Klubet e mëdha si Barça, Liverpool dhe Arsenali nuk do të marrin pjesë në këtë garë. Këto klube nuk arritën të sigurojnë një nga dymbëdhjetë biletat evropiane. Si u shpërndanë? Para së gjithash, katër bileta u rezervuan për fituesit e katër edicioneve të fundit të Champions League: Chelsea (2021), Manchester City (2023) dhe Real Madrid (2022 dhe 2024).

Duke qenë se ka pasur vetëm tre fitues të ndryshëm, këtyre iu janë shtuar edhe nëntë skuadrat më të mira në renditjen e UEFA-s (të ndalura pas çerekfinaleve të Champions League të kaluar) gjatë katër sezoneve të fundit që mund të përfitojnë nga biletat e tjera. Kjo do të thotë se Bayern Munich, PSG, Atlético Madrid, Juventus, Dortmund, Inter, Porto, Benfica dhe Salzburg, ishin përfitues.

Sakaq ishte përcaktuar që nuk mund të kualifikoheshin më shumë se dy klube nga i njëjti vend (nëse nuk fitojnë C1). Rrjedhimisht, skuadrat angleze si Liverpool apo Arsenal nuk kishin më asnjë shans për t'u kualifikuar për shkak të fitoreve të Cityt dhe Chelsea të C1.

Për të hyrë në Kupën e Botës për Klube 2025, Barça duhej të bënte më mirë se Atlético Madrid gjatë fushatës së saj të mëparshme në Champions League. Por Blaugranas u eliminuan nga PSG në çerekfinale (3-2, 1-4), si barhdekuqtë, të mundur nga Dortmundi (2-1, 2-4).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll