Sport

Gyökeres record! Fanela tij e veshur kundër Cityt, shitet për çmime të çmendura

Shifra e blerjes, ndër më të lartat e regjistruara ndonjëherë, nënvizon interesin në rritje rreth futbollistit, i cili po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

6 Dhjetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Gyökeres record! Fanela tij e veshur kundër Cityt, shitet për

PORTUGALI - Viktor Gyökeres, sulmuesi suedez i lindur në vitin 1998, po shijon një sezon të jashtëzakonshëm me Sporting CP.

Me 24 gola dhe 4 asistime, në vetëm 21 ndeshje, sulmuesi i Stokholmit ishte protagonisti i madh i fitores 4-1 ndaj Manchester Cityt, më 5 nëntorin e kaluar. Një paraqitje e paharrueshme që vuri në pah talentin e lojtarit dhe ambicien e “Luanëve”.

Për të festuar këtë sukses, klubi portugez nxori në ankand fanelën e veshur nga Gyökeres në atë mbrëmje historike në platformën Matchwornshirt, e specializuar në shitjen e relikeve sportive. Rezultati ishte mbresëlënës: fanela me numër ‘9’ u shit për 18.069 euro, duke vendosur një rekord të ri për klubin.

Kjo shifër, ndër më të lartat, e regjistruar ndonjëherë në fanelat e Matchworn, nënvizon vlerën simbolike të objektit dhe interesin në rritje rreth futbollistit, i cili po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Për Sporting CP, Gyökeres përfaqëson jo vetëm një lojtar themelor në fushë, por edhe një ambasador prestigjioz në nivel ndërkombëtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll