Sport

Barça përgatit blerjen e parë për 2025: Deco takoi Tah dhe agjentin e tij

Takimi i zhvilluar në një restorant të qytetit, me gjasa ka pasur një rezultat pozitiv, ku të dyja palët ishin të kënaqura me marrëveshjen e arritur.

6 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Barça përgatit blerjen e parë për 2025: Deco takoi Tah dhe

GJERMANI - Barcelona, ​​lideri aktual i La Ligës me katër pikë epërsi ndaj Real Madridit, po shijon një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit 2024-2025.

Pavarësisht momentit të mrekullueshëm, drejtuesit e Blaugranas tashmë po shikojnë drejt së ardhmes dhe duket se janë gati të mbyllin blerjen e parë për verën e vitit 2025.

Sipas medias spanjole Jijantes , Barça ka arritur marrëveshje me Jonathan Tah, qendërmbrojtësi i Bayer Leverkusen. Deco, drejtor sportiv i klubit katalanas, thuhet se shkoi në Leverkusen për të takuar lojtarin dhe agjentin e tij.

Takimi i zhvilluar në një restorant të qytetit do të kishte pasur një rezultat pozitiv, ku të dyja palët ishin të kënaqura me marrëveshjen e arritur.

Tah, 28 vjeç, ka qenë një shtyllë për Bayer që nga viti 2015 dhe ka kontribuar vendimtar në fitoren e tyre në Bundesligë sezonin e kaluar. Me 33 paraqitje për kombëtaren gjermane dhe një gol në 21 ndeshje këtë vit, mbrojtësi pritet të mbërrijë në Barcelonë si transferim i lirë.

Për Barçën, e cila vazhdon të menaxhojë me kujdes vështirësitë ekonomike, ky është një operacion strategjik për të forcuar një skuadër tashmë konkurruese dhe për të garantuar qëndrueshmëri në mbrojtje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll