Sport

Rui Costa pas shortit për Kupën e Botës midis Klubeve: "Për Benficën është krenari të luajë në këtë kompeticion"

“Është një grup shumë i vështirë, por të jesh pjesë e këtij kompeticioni historik është një krenari e madhe. Ne përballemi me Boca-n, një nga skuadrat më historike në botë”.

6 Dhjetor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Rui Costa pas shortit për Kupën e Botës midis Klubeve:

SHBA - Rui Costa, presidenti i Benficas, komentoi me entuziazëm pjesëmarrjen e klubit portugez në Kupën e parë të Botës për Klube 2025, turne ku do të garojnë 32 nga skuadrat më të mira në botë. Gjatë shortit në Miami, Benfica u vendos në një grup që përfshin Boca Juniors, një kundërshtar historik plot traditë.

“Është një grup shumë i vështirë, por të jesh pjesë e këtij kompeticioni historik është një krenari e madhe. Ne përballemi me Boca-n, një nga skuadrat më historike në botë. Në Portugali kemi një traditë të fortë me lojtarët argjentinas dhe aktualisht në skuadër kemi Di Marían, Otamendin, Prestiannin dhe Rollheisern, të gjithë simbole të kësaj lidhjeje të veçantë”, tha Rui Costa.

Presidenti kujtoi gjithashtu finalen e humbur kundër Boca-s në Kupën Ndërkontinentale 2003, duke nënvizuar rëndësinë e ndeshjes në përcaktimin e së ardhmes së grupit. “Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për kalimin në raundin tjetër. Të gjitha skuadrat ndajnë të njëjtën ambicie në këtë moment historik”, shtoi ai.

Kupa e Botës për Klube do të nisë në qershor dhe me lidhjen e veçantë mes Benfica-s dhe futbollistëve argjentinas, ndeshja kundër Boca-s premton të jetë plot kuptim dhe intensitet sportiv.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll