Sport

Skënderbeu dhe Tirana 'ngatërrojnë' njera-tjetrën në javën e 16-të të Superiores...

Episodi për t’u mbajtur mend ishte ai gol i shënuar nga Tirana në fund të pjesës së parë, por VAR anuloi gjithçka për të pozicion jashtë loje.

5 Dhjetor 2024, 22:01 Nga DOSJA
Skënderbeu dhe Tirana 'ngatërrojnë' njera-tjetrën

KORÇE - Në Korçë, nuk pati gola në javën e 16-të të Superiores. Të dyja skuadrat janë mundur më shumë të evitojnë humbje se sa të tentojnë tri pikët.

Skënderbeu në ndeshjen e parë të Ernest Gjokës në stol ishte i kujdesshëm në mbrojtje. Ndërsa nga ana tjetër Tirana ishte mjaft e limituar edhe për shkak të dëmtimeve të shumta.

Episodi për t’u mbajtur mend ishte ai gol i shënuar nga Tirana në fund të pjesës së parë, por VAR anuloi gjithçka për të pozicion jashtë loje.

Në fund, teksa ndajnë pikët që nuk i vlejnë askujt, të dy ekipet vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e ftohtë të klasifikimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll