Sport

Superiorja/ Dy kartonë të kuq për dy gola, në fund Partizani dhe Egnatia bëjnë “paqe”

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në “Arena e Demave”

5 Dhjetor 2024, 21:44 Nga DOSJA
Superiorja/ Dy kartonë të kuq për dy gola, në fund Partizani

TIRANE - Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në “Arena e Demave” mes Partizanit dhe Egnatias, takim i vlefshëm për javën e 16-të të “Abissnet Superiore”.

Një sfidë emocionuese, me dy gola mjaft të bukur, por dhe me dy kartona të kuq, për trajnerin e Partizanit, Veselinoviç dhe sulmuesin e Egnatias, Bakayoko.

Të kuqtë shënuan të parët në këtë sfidë, në minutën e 33-të me anë të Mba pas një aksioni të bukur. Rrogozhinasit vendosën barazpeshën në fundin e takimit, në minutën e 90-të me anë të Bakayoko, për një rezultat përfundimtar 1-1.

Me këtë barazim, Partizani ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe mban vendin e parë. Egnatia në vendin e tretë në kuotën e 27 pikëve.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll