Politike

A ndikoi vendimi i Kushtetueses në heqjen e masës së sigurisë? Berisha: Mbajtën qëndrim të turpshëm…

Gjithashtu Berisha tha se Gjykata mbajti një qëndrim të turpshëm dhe ishte një vendim me dy masa, dhe nëse bie njëra pikë bie edhe tjetra

5 Dhjetor 2024, 22:04 Nga E. D
A ndikoi vendimi i Kushtetueses në heqjen e masës së
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për heqjen e masës së sigurisë ndaj tij, tha se Kushtetuesja ka diskutuar gjerë e gjatë se si të mos shkruanin që është shkelur Kushtetuta. Berisha i ftuar në emisionin “Open” në News24 tha se ata shkruan se u vendosën masa jo-proporcionale. Gjithashtu Berisha tha se Gjykata mbajti një qëndrim të turpshëm dhe ishte një vendim me dy masa, dhe nëse bie njëra pikë bie edhe tjetra.

“Nëse ata do të shpreheshin se është shkelur Kushtetuta, kjo do të thoshte se Sali Berisha po mbronte Kushtetutën. Por Gjykata mbajti një qëndrim të turpshëm, ishte një vendim me dy masa, dhe nëse bie njëra pikë bie edhe tjetra. Ky vendim ra sepse u shkel Kushtetuta”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll