Politike

Ndihmëssekretari i NATO-s takon presidenten Osmani! Goffus dënon sulmin në Ibër-Lepenc dhe kërkon hetim të plotë dh transparent

Ndihmëssekretari i Aleancës Veriatlantike e ka dënuar ashpër sulmin e shkaktuar në infrastrukturën kritike në Zubin Potok. 

5 Dhjetor 2024, 21:00 Nga ZH.LL
Ndihmëssekretari i NATO-s takon presidenten Osmani! Goffus dënon
Osmani-Goffus

BRUKSEL- Ndihmëssekretari i NATO-s Tom Goffus, ka pritur në një takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Mësohet se sulmi i 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit ka qenë në qendër të diskutimeve.

Ndihmëssekretari i Aleancës Veriatlantike e ka dënuar ashpër sulmin e shkaktuar në infrastrukturën kritike në Zubin Potok. 

Goffus ka kërkuar hetim transparent dhe të plotë të të gjitha fakteve. Ndërsa ka theksuar se KFOR-i mbetet vigjilent dhe se koordinimi me këtë fundit është kyç për stabilitetin rajonal.

“Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”, tha ai.

Për sulmin terrorist, Kosova ka fajësuar Serbinë, e cila nga ana tjetër ka mohuar këto pretendime. Ndërkohë, KFOR-i ka njoftuar sërish sot se ka rritur masat e sigurisë në veri të vendit.

vjosa osmani tom goffus

Sondazh

Poll