5 Dhjetor 2024, 19:07
Nga E. D
Parlamenti i Kosovës
KOSOVË- Kryetari i parlamentit të Kosovës, ndërpreu të enjten për një kohë një seancë punimesh duke u pamundësuar pjesëmarrjen e ligjvënësve serbë, që u shfaqën në sallë pas një mungese të gjatë. Kryetari Glauk Konjufca akuzoi nëntë ligjvënës të Listës Serbe, partisë së themeluar dhe mbështetur nga Beogradi, për provokim dhe keqpërdorim të parave të taksapaguesve duke u paraqitur vetëm "një herë në gjashtë muaj".
“Është më të vërtetë e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës këso sjellje. Njëherë në gjashtë muaj vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës vetëm për me i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që e keni dhe shkoni e i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, (Milan) Radojiçiçit dhe keni guxim dhe vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Turp të keni, ndërpritet kjo seancë dhe kërkoj ta lironi Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha zoti Konjufca.
Milan Radoiçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe mori përsipër përgjegjësinë për sulmin e shtatorit të vitit 2023 në veri të Kosovës në të cilën u vra një pjesëtarë i policisë. Lista Serbe mban nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për pakicën kombëtare serbe në parlamentin e Kosovës. Që nga fundi i 2022 ata janë tërhequr nga pjesëmarrja në seancat parlamentare si pjesë e vendimit të punonjësve serbe për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me veprimet e qeverisë në veriun e vendit. Megjithatë deputetët serbë paraqiten çdo gjashtë muaj në parlament për të hedhur nënshkrimet e tyre për të mos i humbur mandatet.
Deri më tani, deputetët e Listës Serbe kanë nënshkruar pa pengesa dhe veprimi i sotëm ka të ngjarë të të shtojë tensionet në marrëdhëniet edhe ashtu të tensionuara të Kosovës me Serbinë fqinje. Tensionet u shtuan javën e kaluar nga një shpërthim në veriun e Kosovës që dëmtoi kanalin e ujësjellësit nga liqeni Ujmanit. Kosova fajësoi Serbinë se qëndron pas shpërthimit, ndërsa Beogradi mohoi akuzat./VOA
deputetet serb parlamenti i kosoves
Politike
5 Dhjetor 2024, 18:59
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përgjigjes së Kryeministrit...
Politike
5 Dhjetor 2024, 18:47
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Në një takim me misionin e OSBE/ODIHR dhe Asamblenë Parlamentare të OSBE në selinë e Partisë Dem...
Politike
5 Dhjetor 2024, 18:25
E. D
foto nga takimi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi tha se gjatë takimit me misionin e OSBE/ODIHR u ritheks...
Politike
5 Dhjetor 2024, 18:25
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim çështjen Jamarbër Malltezit...
Politike
5 Dhjetor 2024, 18:18
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Emisioni grek “The Reunion” me gazetarët e Saki Tanimanide dhe me George Mauride kanë vendosur q&...
Politike
5 Dhjetor 2024, 17:46
E. D
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, tha se nuk do të marrë pjesë në protestën e Part...
Politike
5 Dhjetor 2024, 17:41
M.B
Selia e PD
TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar grupet e punës që do të jenë në terren në kuadër t...
Politike
5 Dhjetor 2024, 17:34
ZH.LL
Ilir Beqaj-SPAK
TIRANË- Është shtyrë gjyqi ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj pas një seance maratonë për rreth 8 orë n&...
Politike
5 Dhjetor 2024, 17:28
M.B
Rexhë Byberi,
TROPOJA- Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, ka thyer masën e arrestit të shtëpis&eum...
Politike
5 Dhjetor 2024, 17:27
ZH.LL
Albin Kurti
SARAJEVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e 5 dhjetorit ka nisur vizitën në Sarajevë të Bosnje e He...