Politike

"SPAK është një organizatë kriminale..."/ Berisha: Dumani iu kontrollon telefonat gjykatësve

Berisha i ftuar në emisionin “Open” në News24 tha se Kreu i SPAK Altin Dumani iu kontrollon telefonat gjykatësve, iu merr edhe mesazhet erotike, dhe ua përdor.

5 Dhjetor 2024, 21:54 Nga E. D
"SPAK është një organizatë kriminale..."/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë se SPAK është një organizatë kriminale dhe që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit. Berisha i ftuar në emisionin “Open” në News24 tha se Kreu i SPAK Altin Dumani iu kontrollon telefonat gjykatësve, iu merr edhe mesazhet erotike, dhe ua përdor.

"Nëse lexoj dokumentin dhe x prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim, dhe një Suel tjetër i thotë jo 100 po 70, atëherë çfarë është kjo? Unë do i bëj publike këto, janë organizatë kriminale që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit tim. Taulanti i thotë Vatë Stakës, është në KLP ky, dhe i kërkon të lirojë dy personat që ishin në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, dhe Vata shkon dhe i liron, çfarë është kjo? Ata menduan se mund të shantazhonin Sali Berishën. Më dërguan mesazhe, menduan se do të blinin heshtjen time, por kurrë nuk do e blinin dot”, tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll