Politike

Do të ketë një marshim në datën 8 dhjetor? Berisha: Sigurisht që po, por organizimin e ka Forumi Rinor

Gjithashtu Berisha tha se zhvillimin e kësaj proteste e kanë në dorë strukturat rinore.

5 Dhjetor 2024, 19:30 Nga E. D
Do të ketë një marshim në datën 8 dhjetor? Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes me Drejtuesit e Qarqeve në Partinë Demokratike tha se në Ditën e Rinisë, më 8 dhjetor, PD do të marshojë në Tiranë. Gjithashtu Berisha tha se zhvillimin e kësaj proteste e kanë në dorë strukturat rinore. Po ashtu Lideri i opozitë bëri të ditur se do të zhvillojë takime në diasporë, ndërsa puna më intensive është brenda vendin.

“Do ketë protesta, por është një aktivitet nonstop në funksion të fitores, sepse po bëhet gjithçka që të ecim të sigurtë drejt fitores së ardhshme. Natyrisht, protestat janë gjithnjë rendi i ditës. Por, siç e shihni ju, kjo është një organizatë në shkërmoqje. Sot, përshembull e patë ju ç’bënë. Sot e braktisën parlamentin, sepse nuk e përballonin dot interpelancën e ministres së Arsimit në të cilën ajo del moralisht autore e vrasjes.

Një ministre që lëshoi një komunikatë, duke bërë vlerësim maksimal për veten e vet, në një kohë kur fëmija 14-vjeçar u vra në krahët e shkollës, në gjirin e shkollës, ajo ka shënuar një rekord të zi botëror. Dhe ata ia mbathën, ikën nga parlamenti. Do ketë një marshim më 8 dhjetor, sigurisht, por organizimin e ka Forumi Rinor dhe e kanë të rinjtë”, tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll