Bota

Macron pritet t'i drejtohet kombit! Mediat lokale: Nuk do të emërojë një kryeministër të ri në fjalimin e tij sonte

Mediat franceze janë mbledhur masivisht jashtë pallatit presidencial.

5 Dhjetor 2024, 19:28 Nga ZH.LL
Macron pritet t'i drejtohet kombit! Mediat lokale: Nuk do të
Macron

PARIS- Ndërkohë që të gjithë sytë janë te Emmanuel Macron dhe cila do të jetë lëvizja e tij e radhës në lidhje me krizën politike në vend, mediat lokale raportojnë se presidenti nuk do të emërojë një kryeministër të ri në fjalimin e tij sonte.

Mediat franceze janë mbledhur masivisht jashtë pallatit presidencial.

Të gjitha kamerat dhe dritat janë ndezur pasi të gjitha mediat franceze dhe ndërkombëtare ia dhanë lajmin audiencës së tyre.

Më herët në media kanë qarkulluar edhe emrat e 5 kandidatëve të mundshëm për t'u zgjedhur kryeministër i Francës. Ndërsa, kryeministri i shkarkuar nga ligjvënësit mbrëmjen e djeshme, Michel Barnier, i ka dorëzuar dorëheqjen ditën e sotme presidentit Macron.

macron france

Sondazh

Poll