5 Dhjetor 2024, 18:35
Nga ZH.LL
murgesha
ITALIA- Mes 25 të arrestuarve të bandës kriminale me lidhje me rrjetin mafioz më të fuqishëm të vendit, Ndrangheta, është edhe murgesha Anna Donelli.
Sa i përket roli të murgeshës në bandën kriminale, dyshohet se ajo ka qenë kanali i informacionit për bandën dhe bashkëpunëtorët e saj në burg, sipas raportimeve në shtypin italian duke cituar njësinë antimafia të zyrës së prokurorit në Brescia.
Një ish-këshilltar i 'Fratelli d’Italia' (Vëllezërve të Italisë), partia e udhëhequr nga kryeministrja, Giorgia Meloni dhe një ish politikan me Lidhjen, një partner i koalicionit qeverisës, u arrestuan gjithashtu, në operacionin që çoi në sekuestrimin e 1.8 milionë euro fitime të paligjshme. Operacioni u shtri në disa qytete në rajonet e Lombardisë dhe Venetos, si dhe në Kalabri.
Të dyshuarit akuzohen për krime, duke përfshirë zhvatjen, trafikun e armëve dhe drogës, mallra të vjedhura, fajde, krime tatimore, pastrim parash dhe, në rastin e politikanit të Lidhjes, blerje votash.
Francesco Prete, kryeprokurori i Brescias, tha në një konferencë për shtyp se të dyshuarit “shfrytëzuan famën kriminale të organizatës ‘Ndrangheta”, ndërsa e kishin përshtatur atë në Italinë veriore, ku ata “merreshin me çështje fiskale”.
Teodoro Catananti, zëvendësprokuror, tha se banda përdori “dhunën tipike” të përdorur nga ‘Ndrangheta’, por “demonstroi një aftësi të ngjashme me kameleonin”.
Kush është (motra) Anna Donelli, murgesha që përfundoi në hetimin e Karabinierëve?
Anna Donelli, 57-cjeçe, është një figurë e njohur në mjedisin e burgut për punën e saj brenda burgut San Vittore në Milano. Sipas Rai news, ajo ka qenë vullnetare në burgun San Vittore në Milano që nga viti 2010 dhe ka punuar gjithashtu në burgjet e Pavias dhe Romës.
Në shkurt ajo ishte një nga përfitueset e “Panetonit të Artë”, një çmim vjetor qytetar në Milano.
Hetuesit thanë se “roli i saj shpirtëror” siguronte lidhjen me të burgosurit dhe i lejonte asaj të kishte “qasje të lirë në objektet e burgut”.
Ndrangheta, e cila e ka origjinën në Kalabri, është një nga grupet më të pasura të krimit të organizuar në botë. Ajo ka shfrytëzuar të ardhurat e saj të mëdha nga kokaina për të zgjeruar shtrirjen e saj në të gjithë Italinë, pjesën tjetër të Evropës dhe më gjerë.
italia murgesha
Bota
5 Dhjetor 2024, 18:10
ZH.LL
Barnier
FRANCË- Një kopje e letrës së dorëheqjes së kryeministrit Michel Barnier po bën xhiron e mediave franceze dhe &e...
Bota
5 Dhjetor 2024, 17:46
ZH.LL
Asambleja franceze
FRANCË- Në qarqet politike dhe mediat franceze po qarkullojnë disa emra që mund të zëvendësojn&e...
Bota
5 Dhjetor 2024, 17:34
E. D
Admirali Sir Tony Radakin
MBRETËRIA E BASHKUAR- Kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar ...
Bota
5 Dhjetor 2024, 17:27
foto ilustruese
GAZA- Organizata “Amnesty International” akuzoi Izraelin se po ushtron gjenocid në Rripin e Gazës në luftën...
Bota
5 Dhjetor 2024, 17:18
ZH.LL
Harry gjatë intervistës
SHBA- Princi Harry tha se jeta e tij në SHBA është ajo që nëna e tij, Princeshë Diana do t&...
Bota
5 Dhjetor 2024, 16:51
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Policia Greke ka nisur një operacion kundër krimit të organizuar, duke arrestuar anëtarë të...
Bota
5 Dhjetor 2024, 16:27
M.B
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Michel Barnier një ditë pas ...
Bota
5 Dhjetor 2024, 16:25
M.B
Foto ilustruese
RUMANIA- Bashkimi Evropian ka urdhëruar TikTok-un që të ngrijë të gjitha të dhënat, pas raportimeve se p...
Bota
5 Dhjetor 2024, 15:47
ZH.LL
Lavrov
MALTA- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka udhëtuar në Maltë për një samit të sigurisë evropiane, duke s...
Bota
5 Dhjetor 2024, 15:38
ZH.LL
forcat rebele
SIRI- Ushtria siriane tha se po tërhiqet nga Hama, një qytet qendror simbolik dhe strategjik, duke shënuar një fitim t&eu...