Bota

Ndërpret fjalimin në Kuvend, Mitsotakis largohet me nxitim nga foltorja për arsye shëndetësore

Siç raportohet arsyeja e largimit të Mitsotakis nga Kuvendi ishte shëndetësore, pasi ai vuan nga një problem nga kurrizi.

5 Dhjetor 2024, 19:18 Nga E. D
Ndërpret fjalimin në Kuvend, Mitsotakis largohet me nxitim nga
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka ndërprerë fjalimin e tij dhe është larguar me nxitim nga foltorja e Kuvendit. Siç raportohet arsyeja e largimit të Mitsotakis nga Kuvendi ishte shëndetësore, pasi ai vuan nga një problem nga kurrizi.

Gjatë fjalës së tij gjatë diskutimit pë projektligjin e Ministrisë së Punës për pagën minimale, Mitsotakis ndjeu siklet në kurriz dhe u largua.

“Mitsotakis ndjeu një dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të shpinës. Kryeministri është mirë, po pushon pas këtij episodi”, tha kryetari i Kuvendit. 

kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll