5 Dhjetor 2024, 16:25
Nga M.B
Foto ilustruese
RUMANIA- Bashkimi Evropian ka urdhëruar TikTok-un që të ngrijë të gjitha të dhënat, pas raportimeve se platforma e rrjeteve sociale, në pronësi kineze, ka qenë instrumentale në zbatimin e një fushate të orkestruar nga Moska për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Rumanisë.
Këshilli Suprem i Mbrojtjes Kombëtare i Rumanisë (CSAT) më 4 dhjetor ka deklasifikuar dokumente që thanë se shteti ishte cak i një “veprimi agresiv hibrid rus” që çoi në fitoren befasuese muajin e kaluar të kandidatit prorus të së djathtës ekstreme, Calin Georgescu, në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
CSAT tha se dokumentet treguan se Rumania, anëtare e BE-së dhe NATO-s, ishte cak i disa veprimeve të koordinuara, që me gjasë u orkestruan nga një “aktor shtetëror” që çuan në fitoren e Georgescut në zgjedhjet e 24 nëntorit, i cili garoi si i pavarur.
Komisioni Evropian – krahu ekzekutiv i BE-së – tha më 5 dhjetor se ka lëshuar “urdhër mbajtjeje” për TikTok-un në bazë të Aktit për shërbime digjitale, që të ruhen të dhënat “në lidhje me rreziqet aktuale apo të parashikueshme që shërbimi i tij mund të paraqesë ndaj proceseve zgjedhore dhe diskursin qytetar në BE”, tha KE-ja përmes një deklarate.
KE-ja shtoi se ky urdhër ishte i nevojshëm për të hetuar nëse TikTok-u po i përmbahet obligimeve që dalin nga Akti për shërbime digjitale. Sipas dokumenteve të publikuara, shërbimet e inteligjencës rumune besojnë se Georgescu u promovua në mënyrë masive në TikTok, me mbështetjen e Rusisë përmes metodave të ndryshme, përfshirë llogarive të koordinuara, algoritmeve që rritën praninë e tij në platformë dhe reklamave me pagesë.
Dokumentet po ashtu pretendojnë se shpjegojnë se si popullariteti i Georgescut u rrit nga 1 për qind pak para garës zgjedhore në 22 për qind, përmes një operacioni të madh të manipulimit që përfshinte influencues, duke futur në gracë institucionet rumune, por edhe votuesit e zakonshëm.
Zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën një javë më vonë, po ashtu rezultuan me rritjen e tri partive proruse të ekstremit të djathtë, që morën një të tretën e votave, edhe pse partitë proevropiane duket se kanë votat e mjaftueshme për të formuar një koalicion qeverisës.
Më 8 dhjetor, votuesit do të vendosin për fituesin e zgjedhjeve presidenciale dhe në rundin e balotazhit, Georgescu do të përballet me kandidaten proevropiane, Elena Lasconi. Para rundit të balotazhit, Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për hetim të veprimeve të Moskës në zgjedhjet në Rumani./ REL
be tiktok
Bota
5 Dhjetor 2024, 15:47
ZH.LL
Lavrov
MALTA- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka udhëtuar në Maltë për një samit të sigurisë evropiane, duke s...
Bota
5 Dhjetor 2024, 15:38
ZH.LL
forcat rebele
SIRI- Ushtria siriane tha se po tërhiqet nga Hama, një qytet qendror simbolik dhe strategjik, duke shënuar një fitim t&eu...
Bota
5 Dhjetor 2024, 14:44
N.F
FRANCË- Ishte e qartë që kjo do të ndodhte herët a vonë. Michel Barnier u bë kryeministri më jetëshkurtër n&...
Bota
5 Dhjetor 2024, 10:32
N.F
Momenti i arrestimit
GJEORGJI- Një tjetër episod i dhunshëm është regjistruar në Gjeorgji. Nga pamjet e publikuara së fu...
Bota
5 Dhjetor 2024, 09:59
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një vajzë 19-vjeçare, me origjinë nga Kenia, u arrestua në aeroportin Orio al Serio të Bergamos...
Bota
5 Dhjetor 2024, 09:42
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Rreziku i reduktuar i diabetit të tipit 2, nga konsumimi i çokollatës së zezë, është ...
Bota
5 Dhjetor 2024, 09:30
N.F
Park An-su
KORE- Shefi i ushtrisë së Koresë së Jugut, Park An-su, tha se dje ka dhënë dorëheqjen. Park ishte komandanti ...
Bota
5 Dhjetor 2024, 09:22
r.ll
FRANCË- Kryeministri i Francës, Michel Barnier pritet të japë dorëheqjen sot, disa orë pasi u rrëzua në një vot&e...
Bota
5 Dhjetor 2024, 09:11
r.ll
antony blinken dhe sergei lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet q&eum...
Bota
5 Dhjetor 2024, 08:55
N.F
Fabio Ochoa Vásquez
SHBA- Një nga bosët legjendar të drogës në Kolumbi dhe një anëtar kryesor i kartelit të ...