Bota

Rrëzimi i qeverisë franceze/ Letra e përmbledhur e dorëheqjes së Barnier po bën xhiron e mediave: Ju lutem pranoni garancinë e respektit tim më të thellë...

Ai i shkroi Emmanuel Macron: “Meqenëse asambleja ka miratuar një mocion mosbesimi, kam nderin të paraqes dorëheqjen e qeverisë. Ju lutemi pranoni, zoti President i Republikës, garancinë e respektit tim më të thellë”.

5 Dhjetor 2024, 18:10 Nga ZH.LL
Rrëzimi i qeverisë franceze/ Letra e përmbledhur e
Barnier

FRANCË- Një kopje e letrës së dorëheqjes së kryeministrit Michel Barnier po bën xhiron e mediave franceze dhe është shumë e përmbledhur.

Ai i shkroi Emmanuel Macron: “Meqenëse asambleja ka miratuar një mocion mosbesimi, kam nderin të paraqes dorëheqjen e qeverisë. Ju lutemi pranoni, zoti President i Republikës, garancinë e respektit tim më të thellë”.

Mediat franceze vënë në dukje kontrastin në stil me dorëheqjen e paraardhësit të tij, Gabriel Attal, në korrik, i cili shprehu mirënjohjen e tij të pafund për Macron dhe foli për "njohje, pasion dhe detyrë".

Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës. Ligjvënësit e krahut të djathtë të skajshëm dhe ata të krahut të majtë u bashkuan në mbështetje të një mocioni mosbesimi kundër Kryeministrit Michel Barnier dhe qeverisë së tij. Shumica e ligjvënësve, me 331 vota përkrahën mocionin.

Michel Barnier u bë kryeministri më jetëshkurtër në historinë e Francës, duke mos qëndruar as 100 ditë në detyrë, pasi Parlamenti e rrëzoi më 4 dhjetor, një shfaqje që nuk ishte parë që nga viti 1962.

france doreheqja

Sondazh

Poll