Politike

Emisioni grek i ANT1 zhvillon një episod në Shqipëri, gazetarët takohen me Ramën dhe me minoritetin grek në Dropull 

Episodi në fjalë do të publikohet mbrëmjen e sotme në orën 22:30 në ANT1 teksa në trailer e cilësojnë si një udhëtim që i ka të gjitha.

5 Dhjetor 2024, 18:18 Nga M.B
Emisioni grek i ANT1 zhvillon një episod në Shqipëri,
Foto nga emisioni

TIRANA- Emisioni grek “The Reunion” me gazetarët e Saki Tanimanide dhe me George Mauride kanë vendosur që episodin e radhës së emisionit të tyre ta zhvillojnë në Tiranë. Tanimanide dhe Mauride mësohet se më pas janë takuar me minoritetin grek në Derviçan të Dropullit.

Episodi në fjalë do të publikohet mbrëmjen e sotme në orën 22:30 në ANT1 teksa në trailer e cilësojnë si një udhëtim që i ka të gjitha.

Në Tiranë prezantuesit takohen me kryeministrin Edi Rama i cili i ka pritur në zyrën e tij, ku kanë zhvilluar edhe një “lojë” basketboll. Më pas ata zhvillojnë një takim me reperin Noizy, të cilin do ta shoqërojnë edhe në një nga koncertet e tij.

edi rama

Sondazh

Poll