5 Dhjetor 2024, 16:19
Nga M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kanë tentuar që të pengojnë deputetët e Listës Serbe që të nënshkruhen, në mënyrë që të marrin pagën e deputetit dhe të mos e humbin mandatin.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar provokim veprimin e deputetëve të Listës Serbe për t’u nënshkruar në sallë plenare, duke thënë se ata vijnë një herë në gjashtë muaj “për të keqpërdorur paratë e taksapaguesve” të Kosovës. Ai më pas ka ndërprerë seancën plenare më 5 dhejtor.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë e provokojnë në këtë mënyrë. E patolerueshme në Kuvend kjo sjellje një herë në gjashtë muaj të vijnë me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel [Millan] Radoiçiq. E keni guxim të vini në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërpritet kjo seancë e kërkoj që ta lironi këtë sallë”, tha Konjufca.
Deputetët e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, që nga fundi i vitit 2022 janë tërhequr nga pjesëmarrja në seancat plenare. Atëbotë, nga institucionet e Kosovës në veri u tërhoqën punonjësit serbë, përfshirë policët, gjykatësit e prokurorët, në shenjë pakënaqësie me disa vendime të Qeverisë së Kosovës. Në përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës, nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb, i takojnë Listës Serbe.
Këta deputetë nuk marrin pjesë në seanca, për shkak të “aksionit strategjik” - siç e kanë cilësuar ata bojkotimin e institucioneve të Kosovës - por paraqiten një herë në gjashtë muaj, për të mos i humbur mandatet. Konjufca në fjalën e tij iu referua Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Gjatë sulmit në Banjskë, që institucionet e Kosovës e cilësojnë terrorist dhe e fajësojnë Serbinë se qëndron prapa tij, u vra një polic i Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë. Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë kundër Radoiçiqit, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale, por vetëm tre prej tyre gjenden në Kosovë.
Kosova kërkon arrestimin dhe ekstradimin e Radoiçiç. Radoiçiç gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin. Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale. Autoritetet gjyqësore në Serbi – shtet që po kryen hetime për sulmin në Banjskë – ka thënë se së shpejti do të merret një vendim për ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Radoiçiqit sa i përket sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit./ REL
kosova
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:58
ZH.LL
KAS
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar gjobitjen e 40 kandidatëve që financuan fushatën e tyre zgjed...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:54
M.B
Kuvendi
TIRANA- Tashmë është zbardhur drafti i dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste për tu shqyrtuar me procedur&eum...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes me Drejtuesit e Qarqeve në Partinë...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:38
M.B
Bajram Begaj
TIRANA- Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka nxjerrë sot dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve pë...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:12
M.B
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama vijon takimet me mësuesit dhe prindërit teksa është ndalur sot në shkollën “...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:13
I.A
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për mosrespektimin e vendimeve të Gjykat&eu...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:05
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me mësuesit dhe prindërit në shkollën “Halit Coka” në K...
Politike
5 Dhjetor 2024, 14:43
r.ll
erion brace
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish lidhur me projektligjin e prezantua...
Politike
5 Dhjetor 2024, 14:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha kritikoi ashpër qeverinë për mungesën e përgjegjshmërisë p...
Politike
5 Dhjetor 2024, 14:56
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha theksoi rëndësinë e kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët, duke e cil&e...