Politike

Pas 8 orësh në GJKKO, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj! Ja kur do të mbahet seanca e radhës

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 12 dhjetor. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, ish-ministri Beqaj ka kërkuar pushimin e çështjes ose kthim pas të hetimeve.

5 Dhjetor 2024, 17:34 Nga ZH.LL
Pas 8 orësh në GJKKO, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj!
Ilir Beqaj-SPAK

TIRANË- Është shtyrë gjyqi ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj pas një seance maratonë për rreth 8 orë në GJKKO.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 12 dhjetor. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, ish-ministri Beqaj ka kërkuar pushimin e çështjes ose kthim pas të hetimeve.

Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e një kontrate koncensionare për sterilizimin, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet.

Beqaj akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25, të Kodit Penal.

ilir beqaj shtyhet seanca

Sondazh

Poll