5 Dhjetor 2024, 17:27
Nga ZH.LL
Albin Kurti
SARAJEVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e 5 dhjetorit ka nisur vizitën në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
Lajmi për Radion Evropa e Lirë u konfirmua nga Elvira Dushi, presidente e komunitetit shqiptar në Bosnje e Hercegovinë.
Gjatë qëndrimit në Bosnjë e Hercegovinë, Kurti do të marrë pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.
Sipas udhëheqësit të kësaj organizate, Adil Kullenoviç, kryeministri kosovar do të mbajë një fjalim në këtë konferencë.
Vizita u konfirmua të enjten edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila tha në një njoftim se Kurti do të qëndrojë për një vizitë të shkurtër në Sarajevë, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politikë, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare "Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99".
"Ky udhëtim i kryeministrit në Bosnje dhe Hercegovinë ishte paraparë të ndodhte në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në Neum. Për shkak disa problemeve të cilat tashmë i ka bërë të njohura organizatori, ky samiti është anuluar", tha Qeveria e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.
Gjatë kësaj vizite, për sigurinë e Kurtit po përkujdeset policia në Bosnjë e Hercegovinë.
Për shkak të vizitës së Kurtit në Sarajevë, më herët gjatë 5 dhjetorit ministrat nga Republika Sërpska (RS) thanë se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës (BeH).
Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Stasha Kosharac tha se vendimi është marrë pas konsultimeve në kabinetin e tij, ku morën pjesë ministri i Financave në Këshillin e Ministrave, Srxhan Amixhiq, zëvendësministri i Mbrojtjes, Aleksandar Goganoviq, zëvendësministrja e Çështjeve Civile, Marijana Mujiq, dhe zëvendësministri i Komunikacionit dhe Transportit, Ognjen Janjiq.
Kurti ishte paraparë që të merrte pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, por Këshilli i Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë vendim për të anuluar këtë samit, sepse ka dështuar tenderi për organizimin e kësaj ngjarjeje.
Kryetari i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, deklaroi se ardhja e Kurtit në Sarajevë do ta komplikojë situatën në Bosnje e Hercegovinë.
“BeH nuk e ka njohur Kosovën. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët nga ai rajon të hyjnë me letërnjoftim”, tha Dodik, sipas raportimit të Srnas.
Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk e kanë njohur njëra-tjetrën për shkak të kundërshtimit të Republikës Sërpska, në krye të së cilës është Dodik, i cili ka orientim prorus dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit.
Kurti kishte deklaruar në mes të tetorit, gjatë samitit të Procesit të Berlinit, se Kosova nga 1 janari 2025 do t’i lejojë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës të hyjnë me letërnjoftim.
Marrëveshja që do të hiqte regjimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës dhe do t’u mundësonte qytetarëve të këtyre dy vendeve të udhëtojnë pa viza, ende nuk është ratifikuar në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.
Ajo po bllokohet nga përfaqësuesit e Republikës Sërpska, të udhëhequr nga Lidhja e Socialdemokratëve të Pavarur e Millorad Dodikut./ REL
albin kurti sarajeve
Politike
5 Dhjetor 2024, 16:19
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kanë tentuar që të pengojn&eum...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:58
ZH.LL
KAS
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar gjobitjen e 40 kandidatëve që financuan fushatën e tyre zgjed...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:54
M.B
Kuvendi
TIRANA- Tashmë është zbardhur drafti i dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste për tu shqyrtuar me procedur&eum...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes me Drejtuesit e Qarqeve në Partinë...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:38
M.B
Bajram Begaj
TIRANA- Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka nxjerrë sot dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve pë...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:12
M.B
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama vijon takimet me mësuesit dhe prindërit teksa është ndalur sot në shkollën “...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:13
I.A
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për mosrespektimin e vendimeve të Gjykat&eu...
Politike
5 Dhjetor 2024, 15:05
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me mësuesit dhe prindërit në shkollën “Halit Coka” në K...
Politike
5 Dhjetor 2024, 14:43
r.ll
erion brace
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish lidhur me projektligjin e prezantua...
Politike
5 Dhjetor 2024, 14:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha kritikoi ashpër qeverinë për mungesën e përgjegjshmërisë p...