Politike

Berisha: Do të shkoj në takime me diasporën, por puna më e madhe do të përqendrohet këtu, brenda vendit

Gjithashtu Berisha vë theksin te problematika e rikthimit të botës së krimit, duke përmendur platformat si Enchrochat dhe Matrix, dhe e lidh këtë me keqqeverisjen aktuale.

5 Dhjetor 2024, 15:57 Nga E. D
Berisha: Do të shkoj në takime me diasporën, por puna më e
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i PD-së Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes me Drejtuesit e Qarqeve në Partinë Demokratike, u shpreh se, kryeministri Edi Rama po shmang detyrimet kushtetuese dhe përballet me frikë ndaj interpelancave, ndërsa e akuzon për mungesë aftësie dhe guximi për t’u ballafaquar me opozitën.

Gjithashtu Berisha vë theksin te problematika e rikthimit të botës së krimit, duke përmendur platformat si Enchrochat dhe Matrix, dhe e lidh këtë me keqqeverisjen aktuale. Po ashtu Berisha foli duke thënë se do ketë protesta, por është një aktivitet nonstop në funksion të fitores, sepse po bëhet gjithçka që të ecin të sigurtë. Më tej Berisha u pyet nëse do të ketë një marshim në datën 8 dhjetor nga Qytet Studenti në drejtim të godinës së Kryeministrisë ai tha se do ketë një marshim, sigurisht, por organizimin e ka Forumi Rinor, dhe e kanë të rinjtë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mendoj se, interpelanca që z.Bardhi i kërkoi është një detyrim kushtetues, por Edi Rama tashmë ka frikë të ballafaqohet. Nuk ka më aftësi ballafaqimi. Ka tmerr sepse, është ringjall bota e krimit në Enchrochat, Matrix. Se doli dhe një tjetër tani, së fundmi, dihet që ky është personazhi më kryesor ua them unë, ndaj dhe ajo është një deklaratë e një njeriu të rrënuar nga ana psikike.

Pyetje: Keni një datë për protesta?

Berisha: Do ketë protesta, por është një aktivitet nonstop në funksion të fitores, sepse po bëhet gjithçka që të ecim të sigurtë drejt fitores së ardhshme.

Natyrisht, protestat janë gjithnjë rendi i ditës. Por, siç e shihni ju, kjo është një organizatë në shkërmoqje. Sot, përshembull e patë ju ç’bënë.

Sot e braktisën parlamentin, sepse nuk e përballonin dot interpelancën e ministres së Arsimit në të cilën ajo del moralisht autore e vrasjes.

Një ministre që lëshoi një komunikatë, duke bërë vlerësim maksimal për veten e vet, në një kohë kur fëmija 14-vjeçar u vra në krahët e shkollës, në gjirin e shkollës, ajo ka shënuar një rekord të zi botëror. Dhe ata ia mbathën, ikën nga parlamenti.

Pyetje: Z.Berisha, do të ketë një marshim në datën 8 dhjetor nga Qytet Studenti në drejtim të godinës së Kryeministrisë?

Berisha: Do ketë një marshim, sigurisht, por organizimin e ka Forumi Rinor, dhe e kanë të rinjtë.

Pyetje: Ju do i bashkoheni?

Berisha: Kudo që janë, unë jam me ta.

Pyetje: Z.Berisha, sot theksin thuaj e vendosët tek vota e diasporës. Kur do e shohim z.Berisha me diasporën në të gjithë botën?

Berisha: Po, do të shkoj edhe në diasporë në një seri takimesh. Por t’ju them atë që duhet, se duhet një punë shumë intensive këtu brenda, pavarësisht se konstruenca e shqiptarëve jashtë është planeti, por truri dhe gjithçka është në dokumentet e këtushme. Pra, po përpiqemi të bëjmë maksiomumin për identifikimin nëpërmjet familjarëve, listave të votimit, etj, etj, pastaj natyrisht, takimet janë të pazëvendësueshme.

E them këtu. Ne nuk i bazojmë në salltanete dhe pompa, sepse ato janë aktivitete të cilat pala i bën duke shpenzuar shumë kolosale të taksapaguesve, por qoftë edhe të emigrantëve. Dhe, së dyti, ju e patë fushata e fundit, të themi atë që është, ajo që u rrëzua në fushatën e fundit në SHBA-të ishte luksi dhe elita e shkëputur nga qytetarët. Sepse duhet gjithnjë të nxirren mësime nga fushtata elektorale amerikane, është fushata frymëzuese për gjithë botën.

Pyetje: Z.Berisha, në qoftë se për diasporën kërkon kohë, po për turin e takimeve brenda vendit kur do i filloni, pas vitit të ri, apo para?
Berisha: Jo, para vitit të ri do të fillojnë, pa diskutim.

Pyetje: Z.Berisha, pse në fjalën tuaj thatë se: balta e këpucëve është më e rëndësishme se akulli i ekraneve. A i bëtë thirrje drejtuesve politikë të zbresin në terren? Keni pakënaqësi, apo...

Berisha: Jo, nuk thashë pakënaqësi, por thashë se, shumë reale ajo që thatë. Asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa takimi në shtëpi, në dhomë, në kafe me qytetarin. Është e pazëvendësueshme ajo, dhe ne këtë duhet të bëjmë. Është e faktuar. Takimi me qytetarët është çelësi i fitores. Faleminderit!

sali berisha

Sondazh

Poll