Politike

"Shkeljet financiare", refuzohet propozimi i Celibashit për gjoba ndaj deputetëve! KAS pranon gjobën vetëm për Pjerin Ndreun dhe disa parti të vogla

Mësohet se KAS ka pranuar gjobën prej 720 mijë lekësh për Ndreun, si dhe për disa parti të vogla jo parlamentare, të cilat u gjobitën me nga 500 mijë lekë për shkelje të ligjit zgjedhor mbi financimet. 

5 Dhjetor 2024, 15:58 Nga ZH.LL
"Shkeljet financiare", refuzohet propozimi i Celibashit për gjoba
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar gjobitjen e 40 kandidatëve që financuan fushatën e tyre zgjedhore për vitin 2023 me burime personale, duke pranuar gjobën vetëm për Pjerin Ndreun.

Mësohet se KAS ka pranuar gjobën prej 720 mijë lekësh për Ndreun, si dhe për disa parti të vogla jo parlamentare, të cilat u gjobitën me nga 500 mijë lekë për shkelje të ligjit zgjedhor mbi financimet. 

Partia Socialite mori një gjobe prej vetëm 100 mijë lekësh. Ndërsa KAS ka refuzuar gjobë e propozuar për Partinë Demokratike nga Celibashi. Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. 

KQZ dhe Celibashi kërkuan ndëshkimin me masë disiplinore për 41 kandidatë bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit 2023. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.

Megjithatë pas vendimit të fundit të KAS, masa administrative u pranua vetëm për kryebashkiakun socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu.

kas kqz gjoba partite

Sondazh

Poll