Aktualitet

Pas sulmit terrorist në Zubin Potok, KFOR-i shton masat e sigurisë: Për të mbrojtur infrastrukturën e Kosovës

Përmes një postimi në "Facebook", KFOR ka njoftuar se pas sulmit terrorist, të premten e 29 nëntorit, kanë shtuar masat për të mbrojtur infrastrukturën kritike të Kosovës.

5 Dhjetor 2024, 17:04 Nga ZH.LL
Pas sulmit terrorist në Zubin Potok, KFOR-i shton masat e sigurisë:
KFOR ne veri

KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka shtuar masat e sigurisë në Zubin Potok. Përmes një postimi në "Facebook", KFOR ka njoftuar se pas sulmit terrorist, të premten e 29 nëntorit, kanë shtuar masat për të mbrojtur infrastrukturën kritike të Kosovës.

“Pas sulmit në kanalin e ujit në Zubin Potok, Kosovë, misioni KFOR i udhëhequr nga NATO ka rritur masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike. Komanda Rajonale Lindje mbetet e gatshme për të ofruar mbështetje sigurisë, logjistike dhe inxhinierike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar KFOR-i në Facebook.

KFOR e ka dënuar ashpër sulmin në tubacionin e ujit në Zubin Potok, duke thënë se sulm pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës.

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.

Nga ky sulm nuk u raportua për ndonjë të lënduar. Të arrestuar janë tetë persona, ndërsa vetëm dy prej të arrestuarve kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kanë nga një muaj paraburgim. 

kosove zubin potok kfor

Sondazh

Poll