Aktualitet

Zbardhen detaje nga ngjarja në Korçë, viktima kishte kryer marrëdhënie seksuale me një grua në automjet, 37-vjeçarja përfundon në polici

Gjithashtu Policia bën të ditur se nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.

5 Dhjetor 2024, 16:10 Nga E. D
Zbardhen detaje nga ngjarja në Korçë, viktima kishte kryer
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Vijojnë të dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen në Korçë, ku një 47-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij. Mësohet se në mjet bashkë me viktimën ka qenë edhe një grua 37-vjeçare, e cila është identifikuar dhe arrestuar nën akuzën e prostitucionit. Gjithashtu Policia bën të ditur se nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin M. Ç., 47 vjeç, që u gjet i pajetë në automjetin e tij, në lagjen nr.10 Korçë, dhe nga veprimet e para u dyshua se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të deritanishme, të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, është bërë i mundur identifikimi i shtetases V. Sh., 37 vjeçe, e cila rezulton se ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç., kundrejt pagesës.

Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit. Në vijim të veprimeve për rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”. Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

policia e korces

Sondazh

Poll