Aktualitet

Shfrytëzonin vajza shqiptare për prostitucion në Itali, arrestohen tre shqiptarë dhe dy italianë

Gjithashtu hetimet zbuluan një sistem kriminal që përfshinte gra të reja të detyruara të prostitucionin në zona të veçanta të qytetit si Barriera Nizza dhe Madonna di Campagna.

5 Dhjetor 2024, 16:44 Nga E. D
Shfrytëzonin vajza shqiptare për prostitucion në Itali,
foto ilustruese

ITALI- Tre shiptarë dhe dy italianë janë arrestuar në Itali pasi shfrytëzonin vajza shqiptare për prostitucion. Siç raportohet operacioni i kryer nga skuadra e lëvizshme e komisariatit të Torinos dhe i koordinuar nga Prokuroria, i quajtur Mariposa, e ka origjinën në maj të vitit 2022 nga një grabitje ndaj një prostitute shqiptare.

Gjithashtu hetimet zbuluan një sistem kriminal që përfshinte gra të reja të detyruara të prostitucionin në zona të veçanta të qytetit si Barriera Nizza dhe Madonna di Campagna. Viktimat, të gjithë të kombësisë shqiptare, sipas asaj që është rikonstruktuar, kanë pësuar ngacmime të vazhdueshme fizike dhe psikologjike.

Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se viktimat ishin të detyruar t’ua dorëzonin të gjithë të ardhurat shfrytëzuesve të tyre, ato ndodheshin në kushte të nënshtrimit total, të mbajtur edhe nëpërmjet lidhjeve sentimentale manipuluese. Nga hetimi u zbulua gjithashtu një sistem kolateral i prostitucionit në ambiente të mbyllura, me shtetas italianë që vepronin si ndërmjetës, duke vendosur kontrata qiraje për të lehtësuar aktivitetin.

 

policia italiane

Sondazh

Poll