Aktualitet

EMRI/ I dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 31-vjeçari në Kurbin

Bajram Hirdi në vitin 2018,  është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

5 Dhjetor 2024, 15:48 Nga E. D
EMRI/ I dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar
foto ilustruese

LEZHË- Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia në Kurbin. Bajram Hirdi në vitin 2018,  është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjithashtu nga dënimi Hirdit i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj burgim.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë vitit 2016, shtetasi Bajram Hidri dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kanë kultivuar bimë narkotike, në fshatin Vinjoll dhe në zonat malore përreth. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

bajram hidri

Sondazh

Poll