Politike

VIDEO/ Braçe shpjegon se kush përfiton nga falja e gjobave: Ligji do të hyjë në fuqi prej fundit të këtij muaji

Braçe shkruan se Grupi i Partisë Socialiste ka punuar prej më shumë se një viti për projektligjin që do të anullojë të gjitha gjobat e vendosura për ndërtimet për strehime, për qëllime të punës në bujqësi dhe blegtori.

5 Dhjetor 2024, 14:43 Nga r.ll

 

VIDEO/ Braçe shpjegon se kush përfiton nga falja e gjobave: Ligji do
erion brace

 

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish lidhur me projektligjin e prezantuar nga socialistët për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. 

Braçe shkruan se Grupi i Partisë Socialiste ka punuar prej më shumë se një viti për projektligjin që do të anullojë të gjitha gjobat e vendosura për ndërtimet për strehime, për qëllime të punës në bujqësi dhe blegtori.

Gjithashtu deputeti socialist ka njoftuar edhe anullimin e të gjitha gjobave të vendosura gjatë pandemisë nga 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024. Në fund të postimit, Braçe shprehet se ligji do të hyjë në fuqi prej fundit të këtij muaji. 

POSTIMI I BRAÇES

PER CFARE PO BERTISNI OOO BURRA, OOO GRA?! KA MBARUAR PUNA!CFARE HALLI KENI? JENI KUNDER APO CFARE? POOOOOO, GRUPI I PARTISE SOCIALISTE, KA PUNUAR PREJ ME SHUME SE NJE VITI, KA PROPOZUAR NE KUVEND DHE DO VOTOJE: ANULLIMIN E TE GJITHA MASAVE ADMINISTRATIVE (GJOBAT) E VENDOSURA PER NDERTIME PER QELLIME STREHIMI, PERMIRESIMIN E STREHIMIT, PER QELLIME DHE NEVOJA TE PUNES NE BUJQESI E BLEGTORI; ANULLIMIN E TE GJITHA MASAVE ADMINISTRATIVE (GJOBAT) TE VENDOSURA NDAJ AKTIVITETEVE PRODHUESE, PERPUNUESE, TREGTUESE, EKSPORTUESE BUJQESORE E BLEGTORALE; Keto vetem ne zonat rurale, shqip-ne FSHAAAAAT! ANULLIMIN E TE GJITHA MASAVE ADMINISTRATIVE (GJOBAT) TE VENDOSURA GJATE KOHES SE PANDEMISE, PER MOSRESPEKTIM TE RREGULLAVE TE VENDOSURA PER ADMINISTRIMIN E COVID 19 DHE PASOJAVE TE TIJ; TE GJITHA NGA 1 JANAR 2015 DERI NE 30 NENTOR 2024. KAQ! Ulerini tani! Popullit te FSHATIT dua ti them se prej fundit te ketij muaji, ky ligj do hyje ne fuqi!!

 

 

 

erion brace

Sondazh

Poll