Politike

"Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec", Zhupa pas mbylljes së seancës: I qëndroj asaj që i thashë Braçes që të mos hajë shumë miza

Deputetja e ka cilësuar mbylljen e seancës si një inskenim të mazhorancës për t'ju shmangur interpelancës me Manastirliun, që u kërkua për sigurinë në shkolla pas vrasjes së Martin Canit. 

5 Dhjetor 2024, 13:39 Nga r.ll
"Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare për shkak të gjuhës dhe ofendimeve mes deputetëve. Deputetja e ka cilësuar mbylljen e seancës si një inskenim të mazhorancës për t'ju shmangur interpelancës me Manastirliun, që u kërkua për sigurinë në shkolla pas vrasjes së Martin Canit. 

Zhupa tha se nuk lejon askënd të përdorë fjalor oifendues ndaj sa, ndërsa shtoi se i qëndron asaj fjalorit që përdori në Kuvend. Gjithashtu tha se i qëndron asaj që i tha Braçes "që të mos hajë shumë miza". Ajo tha se duhet të merren masa edhe për gjuhën e përdorur nga Braçe dhe kryeministri Edi Rama.

“Ishit dëshmitarë të një inskenimi bajat që bëri maxhoranca me demek u indinjuan nga fjalët e popullit shqiptar dhe nuk ishin indinjuar kur u vra në dyert e shkollës Martini, por zgërdhiheshin atje në vend të jepnin dorëheqjen apo të shkonin në funeral. Sot ishte një inskenim i pastër për të mos lejuar interpelancën sepse 55% e shkollave nuk kanë oficerë sigurie, sepse 5 kanë wireles. Nuk kishin arsye për të thënë pse dalin pedagogët në sky ecc dhe enchrochat dhe përdorën inskenimin. Unë nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më burrec. Gjithçka u tha në parlament është publike, unë i qëndroj fjalëve të mia. I qëndroj akuzave me fakte dhe prova për dështimi ne kësaj maxhorance në arsim, për mungesën e sigurisë në shkolla. Unë asaj interpelance i qëndroj, fjalorit, dhe asaj që i thashë z. Braçe të mos hajë shumë miza, nuk trembemi nga z. Braçe dhe askujt tjetër. Nëse ka një fjalor për t’u dënuar është ai i kryeministrit Edi Rama dhe z.Braçe. Le të marrin masa njëherë për ta, pastaj për ne të tjerët", tha Zhupa.

ina zhupa

Sondazh

Poll