Politike

Kufizimi i TikTok/ Rama në Kamëz: Rrjetet sociale janë si drogat, kanë të njëjtin efekt

Rama gjithashtu u shpreh se ato krijojnë varësi ashtu si drogat. 

5 Dhjetor 2024, 14:14 Nga DOSJA
Kufizimi i TikTok/ Rama në Kamëz: Rrjetet sociale janë si drogat,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me prindërit dhe mësuesit në shkollën “Halit Coka”, në Kamëz në kuadër të diskutimit për kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok tha se këto të fundit kanë të njëjtin efekt si drogat. Rama gjithashtu u shpreh se ato krijojnë varësi ashtu si drogat. 

"Janë marrë disa masa në aspekti ligjor por nuk ka akoma mekanizma teknologjikë për të vendodur filtra kush është i rrituri, fëmija, kush e përdor apo jo jemi duke i studiuar të gjitha aspektet, jemi të prirur të besojmë që bllokimi I plotë I tiktok edhe për një sërë arsyesh që lidhen me pamundësi në për të pasur të njëjtat kritere dhe standarte si vendet e tjera do të shihte një rrugë qoftë edhe për një periudhë për të parë çfarë bëjnë të tjerët. Këto rrjete janë të shndërruara si gropa thithëse në bazë të gjërave që çdokush klikon dhe shikon aty, kanë të njëjtin efekt siç kanë drogat i bëjnë të varur nga ekrani, u japin më shumë ushqim," tha Rama. 

edi rama tiktok

Sondazh

Poll