Politike

Zyrtarë të OSBE/ODIHR shkojnë në selinë blu, zhvillojnë takim me përfaqësues të Partisë Demokratike

Ndërkohë për pak minuta në seli do të nisë edhe takimi i kryedemokratit Sali Berisha me drejtuesit politik të qarqeve.

5 Dhjetor 2024, 13:58 Nga r.ll
Zyrtarë të OSBE/ODIHR shkojnë në selinë blu,
selia e pd

TIRANË- Zyrtarë të OSBE/ODIHR kanë shkuar ditën e sotme në selinë blu ku po zhvillojnë një takim me përfaqësues të Partisë Demokratike. Sipas raportimeve takimi zhvillohet për të diskutuar mbi zgjedhjet e 2025-ës.

Në maj misioni i ODIHR pritet të aktivizohet për zgjedhjet e 2025, ku do të përcaktojë sesa do jetë numri i vëzhguesve. Po ashtu do të përcaktohet edhe shefi i misionit të ODIHR, që do të shikojë zgjedhjet e ardhshme, ku PD kërkon qeveri teknike si forma e vetme për zgjedhje të lira.

Ndërkohë për pak minuta në seli do të nisë edhe takimi i kryedemokratit Sali Berisha me drejtuesit politik të qarqeve. Takimi i demokratëve do të jetë për zgjedhjet e 2025, ku do të diskutohet edhe lidhur me mosbindjen civile të opozitës.

osbe odihr selia e pd sali berisha

Sondazh

Poll