5 Dhjetor 2024, 14:49
Nga I.A
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me drejtuesit politik të PD në qarqeve të PD dhe diasporë, ku fokusi kryesor i diskutimit ishte organizimi dhe lehtësimi i procesit të votimit për shqiptarët jashtë vendit. Berisha përgëzoi drejtuesit për angazhimin dhe punën e tyre për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë të emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme. Kryedemokrati theksoi se mbi 1.5 milionë votues shqiptarë ndodhen jashtë vendit, duke e cilësuar këtë si një dimension thelbësor të procesit zgjedhor.
"E thirra këtë takim me ju, për të ju përgëzuar për punën që keni nisur dhe zhvilluar në mënyrë që të konkretizohet me sa më shumë sukses, vota e shqiptarëve jashtë vendit, si një dimension themelor i këtij procesi elektoral. Po të kemi parasysh faktin se, votues shqiptarë janë më shumë jashtë se sa brenda, atëherë është një mision i vërtetë, angazhimi ynë për të krijuar çdo lloj lehtësimi dhe mundësie, që këta mbi 1 milionë e gjysëm votues që ndodhen jashtë, qytetarë shqiptarë me të drejtë vote që ndodhen jashtë, të mund të shprehin vullnetin e tyre politik, për kandidatët, kandidatet, forcat politike që ata u besojnë.
Në këtë aspekt, roli juaj është shumë më i madh dhe i PD. Ndërkohë dua të ju njoftoj se përfaqësuesit tanë, në të gjitha proceset dhe takimet po bëjnë gjithçka për të garantuar një proces, jo përjashtues siç e do narkoqeveria, por një proces ku shqiptarët kudo që janë, me çdo dokument identiteti si shqiptar, të mund të shprehë vullnetin e tij. Ecuria në rrafshin zyrtar dhe burokratik, nuk është ajo që duhet të ishte, duhej të ishte më e shpejtë, por natyrisht Edi Rama përpiqet, një akt që nuk e ka dashur kurrë, bën gjithçka për ta sabotuar.
Ne qëndrojmë të hapur dhe të vendosur për çdo vendim që mundëson votën masive, pa diskrimimin të qytetarëve tanë shqiptarë, kudo që janë.
Këta, siç mund ta shifni janë në një kaos të vërtetë. Janë në panik të madh se ora e të vërtetës po afron, dhe ora e të vërtetës është dita e zgjedhjeve. Mirëpo vjedhjet e paimagjinueshme që kanë kryer, lidhjet me mijëra e mijëra fije me organizatat më agresive, kriminale, në Shqipëri, Europë dhe botë, e bën PS-në, që i ka ngelur vetëm emrin Socialiste se nuk ka absolutisht asgjë socialiste, pra këtë grup, ta quajmë të Edi Ramës, e bën një nga organizatat shtetërore më të rrezikshme, më kriminale në planet. Nuk kemi të bëjmë me një organizatë kriminale siç është ajo e Partisë Komuniste të Koresë së Veriut, por kemi të bëjmë me një organizatë mafioze që nuk gjindet në asnjë planet tjetër," tha Berisha.
sali berisha
Politike
5 Dhjetor 2024, 14:31
r.ll
deputetet e pd
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar me ironi pas mbylljes së seancës së sotme plenar...
Politike
5 Dhjetor 2024, 14:14
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me prindërit dhe mësuesit në shkollën “Halit Coka&rdq...
Politike
5 Dhjetor 2024, 13:58
r.ll
selia e pd
TIRANË- Zyrtarë të OSBE/ODIHR kanë shkuar ditën e sotme në selinë blu ku po zhvillojnë një takim m...
Politike
5 Dhjetor 2024, 13:39
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare për shkak t&...
Politike
5 Dhjetor 2024, 13:18
r.ll
kuvendi
TIRANË- Është mbyllur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali njoftoi mbylljen e seancë...
Politike
5 Dhjetor 2024, 13:01
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kryer përgjigje kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, pasi ky i fu...
Politike
5 Dhjetor 2024, 12:55
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka agravuar deri në ndërprerjen e Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së ...
Politike
5 Dhjetor 2024, 12:51
r.ll
kuvendi
TIRANË- Mazhoranca braktisi seancën pas komentit të deputetes demokrate, Ina Zhupa për kolegun socialist Erion Braçe. D...
Politike
5 Dhjetor 2024, 12:42
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën ditën e sotme për shkak të tensio...
Politike
5 Dhjetor 2024, 12:29
N.F
Kryemadhi
TIRANË- Deputetja, Monika Kryemadhi ka publikuar një teks kënge në një postim në llogarinë e saj në "Inst...