Politike

"Aq shpejt iku PS sa u përplasën me njëri tjetrin"/ Ironizon Korreshi pas mbylljes së seancës: Po xhupin tim kush e vodhi, nuk u ngopët 12 vjet

Korreshi shprehet se nga nxitimi gjatë largimit nga salla e Kuvendit, socialistët i kanë vjedhur edhe xhupin që mbante veshur.

5 Dhjetor 2024, 14:31 Nga r.ll
"Aq shpejt iku PS sa u përplasën me njëri tjetrin"/
deputetet e pd

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar me ironi pas mbylljes së seancës së sotme plenare në Kuvend. Në një postim në Facebook, Korreshi shprehet se nga nxitimi gjatë largimit nga salla e Kuvendit, socialistët i kanë vjedhur edhe xhupin që mbante veshur.

"Aq shpejt iku PS nga seanca sa u perplasen me njeri tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet. Jo per gje po kam dhe shamin e qurreve ne xhep. (Prova qe isha me xhup ne mengjes)." shprehet Korreshi ku bashkëngjitur ka postuar edhe një foto i veshur me xhup para se të futej në Kuvend. 

"Aq shpejt iku PS sa u përplasën me njëri tjetrin"/
postimi i korreshit

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali njoftoi mbylljen e seancës, pasi kreu i grupit të PS-së, Niko Peleshi njoftoi se socialistët janë tërhequr nga pikat e rendit të ditës. Spiropali tha se rendi i seancës është cënuar për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe denigruese që u përdor në Kuvend. 

Vendimi për mbylljen e seancës u kundërshtuan nga deputetët e opozitës, të cilët thanë vazhdimisht se e njëjta gjuhë është përdorur nga vetë kryeministri Edi Rama dhe deputetët socialistë. Ishte Bardhi ai që nxorri deklaratën e Ramës të bërë në Kuvend në vitin 2019, ku i drejtohej kreut të PD-së, Sali Berishës me fjalët: "Ti gruas time t'i hash atë që s'thuhet"

Mazhoranca braktisi më herët sallën e Kuvendit për shkak pas komentit të deputetes demokrate, Ina Zhupa, në përgjigje për kolegun socialist Erion Braçe. Përgjigja e Zhupës erdhi pasi më herët në seancë, Braçe tha se ajo duhet të hetohet për dezinformim dhe i tha "Mua ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse."

saimir korreshi

Sondazh

Poll