Politike

Përplasjet e ashpra në Kuvend/ "Deputetja të kërkojë falje", Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti Niko, i thua gruas tënde ruse?

Drejtuesi i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi tha se socialistët nuk do të kthehen në sallë derisa Zhupa të kërkojë falje.

5 Dhjetor 2024, 12:51 Nga r.ll
Përplasjet e ashpra në Kuvend/ "Deputetja të
kuvendi

TIRANË- Mazhoranca braktisi seancën pas komentit të deputetes demokrate, Ina Zhupa për kolegun socialist Erion Braçe. Drejtuesi i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi tha se socialistët nuk do të kthehen në sallë derisa Zhupa të kërkojë falje.

Në përgjigje, Zhupa iu drejtua me pyetjen "Po ti Niko, i thua gruas tënde ruse?". 

DEBATI: 

Peleshi: Kërkoj që kjo seancë të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë ndjesë publike. Ne këtu nuk përfaqësojmë vetëm veten tonë apo familjen tonë, por ne këtu përfaqësojmë edhe moralin e shoqërisë.

Zhupa: Po ti Niko, i thua gruas tënde ruse?

Spiropali: Zonja Zhupa mos iu afroni deputetit Peleshi, nuk ka kuptim kjo gjë.

Përgjigja e Zhupës erdhi pasi më herët në seancë, Braçe tha se ajo duhet të hetohet për dezinformim dhe i tha "Mua ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse."

 

ina zhupa niko peleshi

Sondazh

Poll