Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç”, vihet në pranga 18-vjeçari një ditë pas ngjarjes

Arrestimi i tij ka ardhur për shkak se dje ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. Fatkeqësisht nga plagët këmbësori 75 vjeç ka humbur jetën sot në spital.

5 Dhjetor 2024, 14:16 Nga N.F
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën
Foto ilustruese

LAÇ- Një 18-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Laç. Arrestimi i tij ka ardhur për shkak se dje ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. Fatkeqësisht nga plagët këmbësori 75 vjeç ka humbur jetën sot në spital.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot- Laç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin G. Ll., 18 vjeç, banues në Kurbin, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Milot-Laç”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. B., 75 vjeç, banues në Kurbin, këmbësor, i cili për shkak të dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital, ditën e sotme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

aksident ne milot-lac

Sondazh

Poll