Aktualitet

EMRI/ U bllokua në banesën e shkrumbuar nga flakët në Shkodër, humb jetën i moshuari 80-vjeçar

Sipas njofitmit të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën e të moshuarit, i cili jetonte i vetëm.

4 Dhjetor 2024, 22:42 Nga ZH.LL
EMRI/ U bllokua në banesën e shkrumbuar nga flakët në
foto nga vendngjarja

SHKODËR- Një shtëpi u shkrumbua nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa bëhet me dije se i moshuari 80-vjeçar, Gjek Prroni, ka mbetur i bllokuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas njofitmit të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën e të moshuarit, i cili jetonte i vetëm.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

shkode zjarr ne banese

Sondazh

Poll