Politike

Rama burgún e grave: Parlamenti miraton amnistinë për të burgósurat menjëherë pas Vitit të Ri. Pjesës tjetër do t’iu

28 Dhjetor 2019, 11:04 Nga DOSJA
Rama burgún e grave: Parlamenti miraton amnistinë për të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me gratë e dënúara, ku ka folur për amnistinë ndaj tyre. Kreu i qeverisë tha se menjëherë pas vitit të ri do të miratohet në Kuvend, drafti për amnistinë për gratë e burgosúra, i cili do të lirojë nga qelia 28 prej tyre dhe do të ulë dënímin me 1/3 për pjesën tjetër, e cila do të mbetet në búrg.

Unë kam bërë debate për uljen e dënimit për amnistinë. Unë besoj fort që një grua që arrin në atë ekstrem, ka me siguri një mijë arsye dhe plagë e kujtime të hidhura që e çojnë në atë pikë. Përtej kësaj duhet të them që presdispozita e listës ka qenë maksimale, por edhe kufizimi në këtë pikë i ka të gjitha arsyet ligjore. Kam dëshirë që të gjitha gratë e burgosura të përfitojnë. E çmoj shumë Etildën në këtë drejtim sepse e ka nisur punën në anën e të drejtave të njeriut. Kam dëshirë që ju që jetoni brenda telave me gjemba të bëni një jetë më të mirë. Gjysma e grave të dënuara do të lirohen menjëherë dhe gjysmës tjetër do t’i ulet 1/3 e dënimit. Ato që do të qëndrojë për të kryer dënimin do të sigurojmë ambiente më të mira.  Do ndjekim rehabilitimin e atyre që do të dalin nga burgu”, u shpreh Rama.

Ndërkohë gratë e burgosura kanë rrëfyer edhe vështirësitë e jetës në qeli. Njëra prej tyre me lot në sy u shpreh se  “gruaja është drita e shtëpisë, shtëpive tona u mungon drita.” Shumë të tjera treguar se kanë lënë jashtë fëmijët dhe për ato kjo është dhimbje e madhe.

Pak ditë më parë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se është miratuar drafti për amnistinë për gratë dhe burrat e burgosur. Nëpërmjet një deklaratë për mediet, ministrja u shpreh se 28 gra do të lirohen nga burgu dhe 28 të tjera do të përfitojnë ulje të dënimit. Sot priten të lirohen menjëherë 14 prej tyre.

A.M/J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lirimi i grave te denuara rama në burgun e grave rrëfimet në burgun e grave lirimi i grave te denuara rama në burgun e grave rrëfimet në burgun e grave

Sondazh

Poll