Aktualitet

Digjen 12 apartamente në Pogradec/ Si morën flakë dy katet shtesë, lëndohet punonjësi i zjarrfikëses dhe një banor

28 Dhjetor 2019, 12:17 Nga DOSJA
Digjen 12 apartamente në Pogradec/ Si morën flakë dy katet

POGRADEC- Dy katet shtesë të një pallati në Pogradec janë përfshirë nga flakët ditën e sotme duke djegur kështu 12 apartamente. doja.al ka maësuar se ngjarja ka ndodhur në pallatin që ndodhet pranë Kishës në qytetin e Pogradecit.

Pas alarmit për zjarrin, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilat kanë shuar flakët, por njëri nga punonjësit ka përfunduar i lënduar dhe ndodhet në spital bashkë me një banor.

Dosja.al ka mësuar gjithashtu se katet që janë përfshirë nga flakët ditën e sotme janë shtuar fundmi. Ndërkohë janë evakuuar të gjithë banorët e pallatit, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Entela Gusho, nënkryetarja e Bashkisë së Pogradecit është shprehur se bashkia do të gjejë strehojë të gjitha familjet që kanë mbetur pa banesa për shkak të zjarrit.

Foto nga pallati ku ka rënë zjarr

J.V, A.M/F.M/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet apartamenti ne pogradec lendohet nje zjarrfikes zjarr në pallat në pogradec digjet apartamenti ne pogradec lendohet nje zjarrfikes zjarr në pallat në pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2019, 10:44

Fillimi i 2020-ës me shumë mundësi do të nisë me pikëpyetje përsa i takon përbërjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për shkak se KED ka mandat një vjecar...