Aktualitet

Plagósi të vëllain me thíkë, arréstohet 33-vjeçari në Fier, detajet e para nga polícia

28 Dhjetor 2019, 13:14 Nga DOSJA
Plagósi të vëllain me thíkë, arréstohet

FIER- Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi ka plagosur me thíkë të vëllain e tij në banesë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Varibob të Fierit. Mësohet se ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Sipas policísë, në pránga ka rënë shtetasi A. S., 33 vjeç. “Mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier”- njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

S., 33 vjeç, banues në Varibob, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thíkë) vëllain e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier plagosje me thike fier plagosje me thike

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2019, 10:44

Fillimi i 2020-ës me shumë mundësi do të nisë me pikëpyetje përsa i takon përbërjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për shkak se KED ka mandat një vjecar...