Aktualitet

Në prag të Vitit të Ri/ Koncert madhështor në natën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skëndërbej”

28 Dhjetor 2019, 10:50 Nga DOSJA
Në prag të Vitit të Ri/ Koncert madhështor në

TIRANË– 3 ditë na ndajnë  nga nata e ndërrimit të viteve, në sheshin “Skënderbej” do të organizohet koncert festiv, ku pritet që qytetarë të shumtë të mbushin sheshin, duke shijuar tingujt e muzikës në atmosferën e këndshme. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkruar në “Facebook”se më 31 Dhjetor do të organizohet koncert madhështor, ku do të marrin pjesë këngëtarët e njohur si:Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani.

Postimi i plotë i Erion Veliajt: 

Gati?
Siç e kemi bërë traditë tashmë, ndërrimin e viteve e presim te sheshi “Skënderbej”
Një spektakël i paparë fishekzjarresh për të pritur #Tirana100VjetKryeqytet dhe një koncert madhështor na presin më 31 Dhjetor ora 23:00 me Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani.
Merr familjen dhe eja!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj festa e vitit te ri koncert ne sheshin skenderbej erion veliaj festa e vitit te ri koncert ne sheshin skenderbej

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2019, 10:44

Fillimi i 2020-ës me shumë mundësi do të nisë me pikëpyetje përsa i takon përbërjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për shkak se KED ka mandat një vjecar...