Aktualitet

Restaurohet flamuri i Kongresit të Lushnjës, mjeshtri Samati: U shmang procesi i vetëshkátërrimit (FOTO)

28 Dhjetor 2019, 12:27 Nga DOSJA
Restaurohet flamuri i Kongresit të Lushnjës, mjeshtri Samati: U shmang

TIRANË– Mjeshtri i restaurimit Frederik Stamati prej disa muajsh është duke punuar për restaurimin e flamurit të valëvitur në kongresin e Lushnjës,  i cili u mbajt më 21-31 janar të vitit 1920.

Stamati, i cili ka publikuar një fotografi nga puna për restaurimin e këtij flamuri tha për ATSH-në se “ka disa muaj që po punohet intensivisht për restaurimin e flamurit të Kongresit të Lushnjës. Është një restaurim shumë i vështirë, por që do ta realizojmë me sukses”. Sipas tij, ky flamur pritet të jetë gati për ekspozim në 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës.

Postimi i plotë i Frederik Samatit:

Tani mund te thomi se ne flamurin e Kongresit te Lushnjes eshte nderprere procesi i vetshkatarrimit dhe se ai flamur do t’u trashegohet brezave te ardhshem.
Per te arritur deri ne kete faze eshte punuar per nje kohe shume te gjate. Duhej kuptuar se ku ishte gjendja dhe se cfare po ndodhte.
Nuk eshte ne asnje menyre faji i atryre qe e kane patur ne ruajtje, por menyra se si ka pas vepruar industria nje shekull me pare per prodhimin e pelhurave te mendafshta per te rritur fitimet, e qe conte ne vetdegradimin e mendafshit. (Gjithe bota muzeale ka gjetur belane me keta lloje mendafshesh). Nga analizat ka rezultuar se ky mendafsh ben pjese ne llojet e prodhimit me te keq, fale nderhyrjeve kimike te industrise tekstile te asaj kohe.
Jane kryer analiza te shumta ne institucionet shkencore te vendit tone dhe ne institucione shkencore teper te specializuara te Evropes. Fotoja bardhe e zi, e marre me mikroskop elektronik, tregon se si jane thyer vetvetiu fibrat e mendafshit. Pra, kjo eshte gjendja reale mbi te cilen po punojme dhe jo ajo e kuqja, ne te cilen syri nuk e kap dot situaten.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet frederik samati kongresi i lushnjes restaurimi i flamurit frederik samati kongresi i lushnjes restaurimi i flamurit

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2019, 10:44

Fillimi i 2020-ës me shumë mundësi do të nisë me pikëpyetje përsa i takon përbërjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për shkak se KED ka mandat një vjecar...