Aktualitet

“Po na japin gjysmë gjeli”/ Mes të ftohtit pensionistët në radhë për marrjen e shpërblimit: 3 mijë lekë nuk na dali

28 Dhjetor 2019, 12:51 Nga DOSJA
“Po na japin gjysmë gjeli”/ Mes të ftohtit

Shqipëri- Me gjithë pakënaqësinë për shumën e shpërblimit të caktuar nga qeveria pensionistët në rrethet e vendit kanë nisur ta tërheqin atë. Ato po shpërndahen sipas datës së përcaktuar të pensionit. Ndërsa atyre që ju ka kaluar data e marrin në çdo kohë. Të moshuarit e Elbasanit thonë se shuma prej 3 mijë lekë është sa për një gjysëm gjel. “As një gjel deti nuk merr”, thotë një e moshuar.

Në Gjiroksatër pensionistët kishin dyshime se mund të mos merrin dhe asgjë. Ndaj sipas tyre më mirë pak se asgjë. “Nga hiç fare, mirë është”, shprehet një i moshuar. Kuksianët janë ndër banorët më të varfër në vend. Edhe pse shprehin pakënaqesi për shumën, me daljen e datës së pensionit ata janë drejtuar në pikat postare për ta tërhequr atë.

“Ato nuk dalin për ilaçe, jo për të marrë mish e gjëra të tjera”, shprehet një pensionist. Ndërkaq në Fier radhët janë bërë të bezdishme për të moshuarit. Disa prej tyre ju ka sosur durimi dhe nuk i kanë kanë marrë. Edhe në Vlorë të moshuarit nuk ndjehen të vlerësuar.

Tallje e quajnë masën e shpërblimit një pjesë e pensionistëve të Librazhdit. Kush s’ka mundësi për të tërhequr shpërblimin nuk do ta humbë atë dhe do ta marrë në janar të vitit tjetër. Shpërblim përfitojnë 663.227 pensionistë.

Marrë nga abcnews.al

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shperblimi per pensionistet shperblimi per pensionistet

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2019, 10:44

Fillimi i 2020-ës me shumë mundësi do të nisë me pikëpyetje përsa i takon përbërjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për shkak se KED ka mandat një vjecar...